
Mirëmëngjes
Mirëmëngjes, Drita!
Mirëmëngjes, zemra ime.
Ku janë çelësat e mi?
Çelësat e tu?
Po, duhet të shkoj në punë.
Më duhen çelësat për makinën time!
Ha ha! Drita, çelësat e tu janë këtu mbi tavolinë! Ha ha ha!
Më fal, zemra ime, jam e lodhur. Punoj shumë!
Do të doje kafe?
Po, të lutem!
Është këtu, zemra ime.
Ku është sheqeri? Ah, është këtu.Ajo pi kafen e saj.
Oh, jo!
Çfarë?
Kjo është kripë!
Drita, je shumë e lodhur!
Po, më duhet më shumë kafe… me sheqer, jo me kripë!Mirëmëngjes